Connect with us

Lajme

“Vetingu i BDI-së”, reagon BESA: Vetingun e vërtetë do ta bëjnë qytetarët në zgjedhjet e 12 prillit

Publikuar

Bashkimi Demokratik për Integrim propozoi në Kuvend projekt-ligjin për Veting, përmes të cilit kërkohet kontroll i figurës së personave që janë bartës të funksioneve publike, dhe jo vetëm në gjyqësor siç zbatohet ky proces në Shqipëri, por të jetë gjithëpërfshirës për kandidatët që marrin pozita shtetërore dhe publike. Lëvizja BESA konsideron se BDI nuk ka të drejtë morale që të ndërmarrë nismë për një propozim- ligj të tillë dhe sipas saj vetingun e vërtetë do ta bëjnë qytetarët në zgjedhjet e prillit.

“Tentimet për të propozuar VETING ata të cilët gjithë këto vite u akuzuan për afera korruptive, keqpërdorim të detyrës zyrtare e kështu me radhë, nuk kanë të drejtë morale që të vendosin rregullat e lojës në një proces VETINGU. Me apo pa propozim ligjin e BDI-së, VETING-un e vërtetë pas 12 Prillit do ta bëjnë parti me të kaluar të pastër dhe pa hipoteka si është Lëvizja BESA. Ndërsa propozimi i BDI-së është i njëjtë sikur kriminelët e burgosur të menaxhojnë me burgjet e vendit dhe kjo nuk ka asnjë logjikë politike e morale”, thonë nga Lëvizja BESA.

NA NDIQ NË FACEBOOK