Connect with us

Kosovë

Veseli: Figura si Nexhmije Pagarusha rrallë lindin por kujtohen përjetë

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se me vdekjen e Nexhmije Pagarushës, kombi shqiptar sot humbi një nga figurat më të ndritura të muzikës.

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeparlamentari ka thënë se Nexhmije Pagarusha me talentin e saj magjik, ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook

Kombi shqiptar humbi sot një nga figurat më tē ndritura të muzikës që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh mu në themelet e botës sonë të artit. Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte. Me talentin e saj magjik ajo ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare për folklorin tonë. Lamtumirë Nexhmije, e faleminderit për veprën që le pas!