Lajme
Vesel Memedi: Bllok opozitar mund të bëjmë me këto parti!

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, Rilindja Demokratike Kombëtare në krye me Vesel Memedin ka mbledhur kryesinë qëndror për të diskutuar për zgjedhjet e 12 prillit, përcjell Zyrtare.net
Përmes një statusi të gjatë Memedi ka sqaruar gjithë ecurinë e viteve të fundit, koalicionet e kësaj force politike etj.
Sipas Vesel Memdedit koalicioni i vërtetë opozitar është mes RDK-së, Lëvizjes Besa dhe PDSH-së. Ai madje thekson se nëse nuk krijohet ky bllok opozitar partia e tij mund edhe të mos merr pjesë në këto zgjedhje.
“Në konkluzë të gjith kësaj që u tha më lartë, kryesia qëndrore e RDK-së, shpreh qëndrimin e vet partiak, se jemi pro formimit të një blloku opozitar të mirëfilltë dhe të sinqertë, me një platformë të përbashkët që do ta përpilonin përfaqësuesit e të gjitha partive politike opozitare, me të vetmin qëllim rotacionin e pushtetit në të mirë të qytetarëve”, theksohet në njoftimin e RDK-së.
Në njoftim kjo parti thotë se nuk e njeh bllokun opozitar të krijuar nga ASH dhe Alternativa. /Zyrtare.net/

















