Connect with us

Tech & Auto

Veliu takohet me delegacionin gjerman për njohjen e patentë shoferëve

Publikuar

me

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu, ka pritur në takim delegacionin gjerman për njohjen e patentë shoferëve të kryesuar nga Guido Zielke.

“Veliu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani. Ministri Veliu, vlerësoi se takimet e tilla do të mundësojnë që për së afërmi të shkëmbehen përvoja dhe praktika reciproke në fushën e lëshimit, menaxhimit dhe legjislacionit “- njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjell Klan Kosova.

Kreu i MPBAP-së thekson se takimi i tillë paraqet një hap të rëndësishëm në këtë proces.

“Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë. Vizita e delegacionit gjerman paraqet nje hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë dhe 16 Republikave të këtij shteti, për njohjen reciproke te patentë-shoferëve “- tha Veliu.

Veliu është shprehur optimist, që së shpejti të kemi marrëveshje për patentë shoferë respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë me të cilën do të jetë një qështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon por edhe në Bashkimin Evropian.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com