Kosovë
Vdes plaku që njihej për ‘gjermanishten’ e tij dhe përshëndetjet në ‘mënyrë horizontale dhe vertikale’ (Video)

A ju kujtohet plaku me plis që jepte deklaratat gjermanisht kur merrej në pyetje nga gazetarët.
Ai ka ndërruar jetë sot.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet afisheve.
Avdyl Bekteshi, ishte i njohur për videot e tij që u përhapën me të madhe nëpër internet.
E para ishte ajo kur u pyet për Isa Mustafën.






















