Connect with us

Kulturë

Vdes bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha

Publikuar

Ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Ajo pati një sëmundje të shkurtër, e cila ia mori jetën në moshën 86 vjecare,

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK