Lajme
Vandalizohen tabelat institucionale, fshihen emrat në shqip dhe emri i ri i RMV-së

Vandalizmi ndaj gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport. Autorët kësaj radhe ishin kujdesur për të fshirë edhe emrin kushtetues në tabelën e Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuele.
Persona deri tani të panjohur kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe në Agjencisë për Rini dhe Sport. Gjithashtu ata kanë fshirë ermin e Maqedonisë së Veriut, pra mbishkrimin “Severna” në tabelën e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.
Nura: Të zbulohen autorët e të merren masa
Zv.drejtori I Agjencisë për Rini dhe Sport Izmit Nura për TVM2 thekson se do të merren masa të menjëhershme për të ndërruar tabelat.
“Ne si instucion kërkojmë që të zbulohen autorët dhe të përgjigjen. Jemi në fushatë parazgjedhore dhe autorët janë të motivuar politikisht. Mendoj se pengesë për autorët ka qenë ndërrimi i emrit. Kurse sa i përket gjuhës shqipe, aq sa mbulohet dielli me shoshë mund të mbulohet gjuha shqipe. Ne do ta ndërrojmë tabelën dhe do kthehet në gjendjen paraprake”, thotë Nura.
Punonjësit në këtë objekt në bisedë jashtë kamerave na thanë që ngjarja sipas të gjitha gjasave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Derisa kanë qenë të punësuarit deri në orën 17:00, tabela nuk ka qenë e shkatërruar. Me ardhjen e ndërrimit të parë në punë, mëngjesin e sotëm, ata kanë vërejtur se tabela ka qenë e shkatërruar në këtë mënyrë.
Ndërkohë që mbrëmjen e së hënës, edhe në Strumicë është thyer tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia./TVM2/
Vandalizohen tabelat institucionale, fshihen emrat në shqip dhe emri i ri i RMV-sëTelevizioni i Maqedonisë – TVM2
Gepostet von Zyrtare am Dienstag, 25. Februar 2020


















