Connect with us

Kosovë

Uran Ismaili: Po tentoni ta kontrabandoni seancën, s’na e keni sjellë as programin qeverisës

Publikuar

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili, ka thënë se pozita po tenton që të mos e lejojë opozitën që të flasë në Kuvend, ndërsa ka përmendur se janë ftuar pas nisjes së seancës.

Ai ka kritikuar partitë në pushtet LV e LDK se nuk i kanë sjellë programin qeverisës opozitës, dhe se këta të fundit nuk janë të informuar as për çështjet që do të votojnë.

Deputeti ismaili u ka rikutjuar partive në pushtet, se janë të gatshëm të votojnë pro çështjeve që janë në të mirë të vendit, gjë të cilën opozita e mëparshme nuk e bënte, përcjell Periskopi.

“ Arsyeja pse po debatojmë nuk është pse ju na latë me pasë debat. Ju tantuat që z Hamza ta ndërprisnit. Opozitën e thirrni pas seancës, tentoni me kontrabandu seancë. Tentoni me kriju rend dite pa rregulla. Qysh mundet me pasë substancë kur s’na keni ofruar as programin e Qeverisë. Sot jemi këtu duke tentuar të ju tregojmë se po tentoni ta ndalni zërin e opozitës. Ne ju treguam se ne votojmë për çështje që janë në të mirë të shtetit, gjë të cilën nuk e keni bërë ju”, tha Ismaili./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK