Connect with us

Lajme

Ukrainë: Sulmohen autobusët me të evakuuarit të dyshuar me koronavirus

Published

on

Dhjetra protestues në një qytet ukrainas kanë sulmuar autobusët që transportonin personat e ardhur nga Kina të cilët dyshohen për koronavirus.

Personat e evakuuar u dërguan në spitalin në Novi Sanzhary, në rajonin qendror Poltava, ku ata do të mbahen në karantinë për 14 ditë. Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje protestuesve të shfaqin ndjeshmëri.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se një email i rremë ku pretendohej se ishte nga Ministria e Shëndetësisë thoshte se disa të evakuuar ishin të infektuar me koronavirus, shkruan BBC.

Zyrtarët e SBU tani po hetojnë mashtrimin, thuhet në një deklaratë. Ukraina nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, i cili e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës.

Për të treguar solidaritetin me të evakuuarit, Ministrja e Shëndetësisë e Ukrainës Zoryana Skaletska tha që do të bashkohej me ta në karantinë dhe do të drejtonte ministrinë e saj me Skype.

“Shpresoj që prania ime atje të qetësojë ata në Novi Sanzhary, si dhe pjesën tjetër të vendit,” shkroi ajo në një postim në Facebook.

Çfarë ndodhi në Novy Sanzhary?

Të enjten e 19 shkurtit, 45 ukrainas dhe 27 shtetas të huaj fluturuan nga Wuhan i Kinës, në qytetin e Kharkiv në Ukrainën lindore.

Gjashtë autobusë më pas i çuan në spitalin në Novi Sanzhary, ku u pritën nga demonstruesit duke ndezur zjarr dhe hedhur gurë.

Pas një qëndrimi të tensionuar, policia dhe rojet kombëtare arritën të zhbllokojnë rrugën për në ndërtesën ku do të qendrojnë të evakuuarit.

/Ora News.tv/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK