Connect with us

Kosovë

Ujësjellësi: Mos hidhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Publikuar

Kjo kompani ka njoftuar se hudhja e palomave të lagura dhe gjësendeve të ngurta në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar.

“Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar!
Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njejtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ata kanë thënë se punëtorët e kompanisë e kanë shumë vështirë që të pastrojnë pusetat e kanalizimit nga mbeturinat e hedhura.

“Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogēshti, marramendje dhe u duhet kohë të kthjelle”, thuhet në reagim.

NA NDIQ NË FACEBOOK