Connect with us

Kulturë

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Mamaja e Oriola Marashit zbulon të vërtetën

Publikuar

me

Mbrëmjen e kaluar në media qarkulloi lajmi se modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ishte kapur me lëndë narkotike në makinë.

Thuhej se në mjetin tip “Audi” iu gjetën dy qese farmaceutike me lëndë narkotike me peshë 1.9 gramë.

Ndërkohë mamaja e saj Xhoi Jakaj ka treguar për “Gazetën Shqiptare” se e gjitha kjo është trilluar për t’i bërë dëm.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut.

Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur t’i ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërteta”, ka thënë Jakaj për “Gazeta Shqiptare”, duke i dhënë fund lajmit të bujshëm./cna.al

Advertisement

MË TË LEXUARAT