Connect with us

Lajme

U denoncua se ngacmoi seksualisht nxënësen, prangoset mësuesi në Fier

Publikuar

me

Policia e Fierit ka vënë në pranga një mësues të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier me akuzën për “Ngacmimi seksual”.

Agron Bego, 63 vjeç, u denoncua nga një emision investigativ për ngacmimin seksual të një nxënëseje.

Mësuesi i ofrohej nxënëses ta ndihmojë me mungesat, në këmbim të intimitetit.

 Madje profesori Agron Bego  e këshillonte se nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, sepse ata nuk dinë të bëjnë seks.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi: 

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”./Lapsi.al/.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com