Connect with us

Lajme

U akuzua për vdekjen e pacientes/ Reagon onkologu: Në luftë për shpëtimin e jetëve që prej 1977

Publikuar

Mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj reagon lidhur me vdekjen e shtetases, Anjeza Hallvaxhi, e cila në hapat e para të sëmundjes së saj, që para pak ditësh rezultoi fatale për jetën e saj.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, mjeku sqaron të gjitha hapat e ndjekur në trajtimin e së ndjerës.

Nisur nga denoncimi i familjarëve në një prej televizioneve kombëtare, të cilët fajësojnë mjekun, Karaj sqaron se, pas përgjigjes së analizave të biopsisë, pacientes nuk mund ti bëhej asnjë ndërhyrje tjetër.

Mjeku në fjalë thekson se, prej vitit 1977 është në luftë me kancerin, sëmundja që çdo vit merr jetë njerëzish në Shqipëri e kudo në botë.

Reagimi i plotë:

Gjej rastin te sqaroj opinionin publik mbi trajtimin e pacientes Anjeza Hallvaxhi e cila nderroi jete para disa ditesh.Se pari i shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve te saj.Se dyti dua te sqaroj qe ne spitalin Amavita punohet me perkushtim dhe humanizem ne trajtimin e pacienteve te shumte.Ne fushen e kirurgjise se tumoreve te gjirit jemi nga spitalet me te kualifikuara duke realizuar operacione shume te veshtira me sukses.Ne rastin konkret pacientia u paraqit ne spitalin tone ne dt 16.12.2017 me diagnoze tumor glandula mammae sinister suspekt fibroadenoma me mase 3-3.5cm ovale,e lemuar dhe e levizshme.Klinikisht dhe radiologjikisht rezultonte fibroadenome i cili eshte nje tumor i mire dhe per te cilin mjekimi konsiston ne heqje kirurgjikale.Ne dt 16.12.2017 realizohet interventi duke u hequr tumori i teri ,pa u prekur sipas protokolleve.Materiali i hequr dergohet per biopsi ne kliniken “LDM” e profesorit te nderuar Shahin Kadare me te cilen klinika jone ka bashkepunim prej 11 vjetesh.Pergjigjia e biopsise vjen “Fibroadenoma”.Me kete pergjigje klinika jone nuk mund te bente mjekim tjeter.Pacientes i hiqen penjte dhe i rekomandohet kontroll per 3 muaj.Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente biopsine e nje gjendre nen sqetull per te pare nese eshte kancerogjene.Pacientia
refuzoi dhe ne i dhame nje epikrize ku rekomanduam vizite senologu pasi do shkonte per nje mendim te dyte jashte vendit.Kemi marre vesh qe pacientia me pas shkoi ne Belgjike ku ju be biopsia dhe filloi kimioterapi.Nderkohe ne me ate pergjigje biopsie qe kishim nuk mund ti fillonim asnje mjekim.Atehere, ku eshte “mjekimi i gabuar nga spitali Amavita”?Kanceri eshte diagnoze qe kudo ne bote ka mortalitet te larte.Neqoftese ne do te kishim nje diagnoze te sakte ne do fillonim kimioterapi ashtu si ne Belgjike.Ne nga ana jone ndjejme dhibje te thelle per pacienten ne fjale dhe na vjen shume keq por ne rastin konkret duhet thene qe nuk eshte fare faji i kirurgeve.Ne Shqiperi shpesh thuhen cudira nga disa media e portale, te cilat nuk thellohen,nuk pyesin rreth nje rasti dhe pastaj te veprojne,por preferojne te nxijne reputacionin,ose nisur nga cektesia e tyre,ose nxitur nga konkurenca te shumta.Une personalisht kam nje jete te tere qe shpetoj me mijera paciente dhe duke luftuar me vdekjen bej operacione nga me te ndryshmet qe prej vitit 1977.E bej punen time me shume pasion dhe njihem dhe respektohem per eksperiencen time nderkombetarisht dhe konkretisht jam nderuar me cmim mirenjohje nga shoqata e onkologjise shqiptare ne 2017 dhe 2020.Ne spitalin tone punojne mjeket me te mire ne Shqiperi ne kirurgjine e gjirit dhe onkoplastikes.Ne kemi 11 vjet qe i sherbejme pacienteve me perkushtim duke realizuar operacione nga me te veshtirat dhe asnje nuk mund te hedhe balte mbi punen tone humane dhe fisnike. Me shume respekt Dr Agim Karaj , shefi kirurgjise ne spitalin Amavita

NA NDIQ NË FACEBOOK