Kosovë
Turpërohet Izraeli: Hamasi bën budallë ushtarët izraelitë me gra seksi të rreme

Dhjetëra ushtarë izraelitë janë mashtruar keq pasi smartfonët e tyre janë hakuar nga grupi militant Hamas që pozonin si gra në kërkim të vëmendjes, ka thënë ushtria izraelite.
Zëdhënësi i kësaj ushtrie tha se ushtarëve u ishin dërguar fotografi nudo të grave të reja, dhe ata duke u ndjerë të tunduar e kishin ngarkuar një aplikacion pa e ditur se një gjë e tillë do t’i bënte të përgjueshëm për Hamasin.
Ai tha se nuk kishte pasur “rrjedhje domethënëse informacione” para se kjo skenë mashtrimi të zbulohej, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Hamasi, grupi që kontrollon Rripin e Gazës, dhe Izraeli e shohin njëra-tjetrën si armiq të përjetshëm.
Kjo ishte përpjekja e tretë në vitet e fundit nga Hamasi për t’u infiltruar në telefonët e ushtarëve izraelitë, por megjithatë ishte më e sofistikuara, sipas Leitnant Kolonelit, Jonathaan Conricus.
“Po e shohim se po mësojnë dhe po e zgjerojnë lojën e tyre,” tha ai.
Koloneli Konrikus tha se hakerët ishin maskuar si gra të reja me një gjuhë hebreje të dobët, duke pretenduar të ishin emigrante, në formë që t’i bindnin ushtarët.
Sapo çelej vegëza në fjalë, programi do të instalonte një virus i cili më pas do t’iu mundësonte hakerëve që të kishin qasje në të dhënat e telefonit, përfshirë lokacionin, fotografinë dhe kontaktet e tyre. /Periskopi


















