Connect with us

Sport

Trincao jep mesazhin e parë për tifozët e Barcelonës, pas nënshkrimit të marrëveshjes

Publikuar

Francisco Trincao është shprehur i lumtur me kalimin te Barcelona, dhe ka bërë të ditur se mezi pret të vesh fanellën e katalanëve.

“Jam shumë i lumtur të kem mundësinë të vesh fanellën e Barcelonës, nga 1 korriku. Do të jet një nder i madh” ka shkruar fillimisht Trincao në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Deri në ditën kur të mbërrij, trupi im dhe shpirti im mbesin me Braga, dhe do të tregoj përkushtimin e njëjtë si përpara. Dua të fokusohem në skuadrën aktuale dhe të arrij secilin sukses të mundshëm” ka shkruar tutje portugezi.

Trincao i ka kushtuar Barcelonës plot 31 milionë euro. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK