Sport
Trincao gëzon tifozët e Barcelonës, nga Portugalia

Anësori portugez, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Braga, ka bërë një paraqitje spektakolare sot, kundër Sporting Lisbonës.
Paraqitja e Trincao u kurorëzua me një gol të shënuar, në minutën e 76’ të takimit, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.
Ky gol sigurisht se ka gëzuar edhe tifozët e Barcelonës, pasi lojtari do t’i bashkohet skuadrës në fund të sezonit dhe forma e mirë është ajo që kërkohet nga ai.
Trincao shihet si një nga lojtarët më premtues në futbollin portugez, dhe Barca pagoi 31 milionë euro për kartonin e tij. /Lajmi.net/






















