Sport
Trepça ’89 ankohet në referim pas ndeshjes, reagimi me plot gabime drejtshkrimore

Njëra ndër to është edhe skuadra e Trepçës ’89, e cila njihet për rreshtimin kundër kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Klubi mitrovicas një gjë të tillë e ka bërë edhe pas humbjes së sotme ndaj Flamurtarit me rezultat 4:3, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, komunikata e tyre lë shumë për të dëshiruar pas gabimeve të shumta drejtshkrimore – veçanërisht në disa pjesë ku fjalët humbin të gjithë kuptimin.
Ata kanë akuzuar Shoqatën e Gjyqtarëve dhe sigurisht presidentin aktual të FFK-së.
Ndryshe, skuadra që drejtohet nga Shpëtim Idrizi është në luftë të ashpër në garën për mbijetesë. /Lajmi.net/























