Sport
Transferi i ri i Man Utd debuton në derbin e madh anglez

30-vjeçari finalizoi huazimin nga skuadra kineze Shanghai Shenhua në fund të janarit, por nuk u nis për në Spanjë me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Trajneri i United tha gjatë fundjavës se klubi e kishte lënë Ighalo në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk ishin të sigurt nëse ai do të lejohej të kthehej në vend, pasi kishte mbërritur nga Kina në dy javët e mëparshme, transmeton lajmi.net.
Por pavarësisht se ka humbur udhëtimin drejt Marbella, Solskjaer ka konfirmuar se sulmuesi do të shkojë direkt në skuadër për përballjen me Chelsea pas pushimit të dimrit. /Lajmi.net/






















