Sport
Trajneri i Eibar ofendon Messin

Në fundjavë, Eibar do të takohet me Barcelonën në La Liga, para se këta të fundit të udhëtojnë drejt Napolit, për sfidën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Eibar, nuk pret që Lionel Messi të mungojë ndaj tyre në sfidën që të shtunën luhet në ‘Camp Nou’, me fillim nga ora 16:00.
“Unë nuk mendoj se Messi do të pushojë”, ka deklaruar Mendilibar, përcjell lajmi.net.
“Ky bastard pushon gjatë ndeshjes. Ai e di kur duhet të përfshihet, e kur të pushojë”.
“Nëse atij do t’i jepej pushim, ai do të kishte një moment më të keq duke parë ndeshjen nga bankina, ku do të lodhej më shumë”./Lajmi.net/






















