Connect with us

Lajme

Tragjike/ U ndje keq gjatë mësimit, humb jetën në spital 19-vjeçari shqiptar (Foto)

Publikuar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes në Itali. Bëhet fjalë për Osvaldo Kenga, i cili po ndiqte normalisht mësimin, kur papritur filloi të ndihej keq dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas mediave italiane, i riu kishte dhimbje të forta në gjoks dhe kokë.

Pavarësisht përjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i riu shqiptar ndërroi jetë sapo mbërriti në dhomën e urgjencës. Mjekët e spitalit Sant’Antonio Abate nuk arritën të kryenin as testet diagnostikuese.

Raportohet se në spital u krijuan moment tensioni mes familjarëve të viktimës dhe punonjësve, sa në disa raste ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë

Kenga jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo.

NA NDIQ NË FACEBOOK