Connect with us

Lajme

Tragjedia në Rrëshen, si u ekzekutuan vëlla e motër në oborr të shtëpisë

Publikuar

Pas krimit autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së SHpëjtë dhe RENEA. Koleci ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë.

Ai ishte denoncuar disa herë për dhunë nga viktima. Në një njoftim të policisë në 13 korrik 2017 thuhet se “ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në atë kohë iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë. Duket se autori nuk e ka falur bashkëshorten për divorcin dhe denoncimin në polici duke i dhënë edhe një herë kuptimin e parë formulës së ceremonisë së martesës “derisa vdekja të na ndajë”, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK