Kosovë
Tomë Gashi nuk u pendua që shqelmoi paratë e lypësit, madje thotë se reagoi butë

Avokati Tomë Gashi akoma nuk është penduar për veprimin e tij skandaloz ku shihet duke shqelmuar paratë e një lypsari në Prishtinë.
Ai ka thënë se veprimi i tij është përkrahur nga qytetarët në shesh.
Ka qenë tepër befasuese se të gjithë i kanë lidhur veprimet e mia me VV-në; ndërsa shumicës së qytetarëve në sheshin “Nëna Terezë” iu kanë pëlqyer ato veprime”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Tutje për veprimin e tij skandaloz , Gashi ka thënë se ai ka reaguar ‘tepër butë’ dhe s’ka arsye që të kërkojë falje.
“Unë nuk duhet të kërkoj falje sepse për më tepër se 100 herë e kam thirrur inspekcionin dhe Policinë”./Periskopi/






















