Connect with us

Kosovë

Tomë Gashi nuk përmbahet, e shanë në anglisht analistin Mirena

Publikuar

Analisti politik, Ilir Mirena, ka publikuar një nga lajmet ku thuhej se Sekretare Mike Pompeo dhe Ambasadori Richard Grenell, kanë refuzuar të takojnë sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

Në fotografinë e publikuar në Facebook, Mirena ka përdorur fjalët sarkastike, duke thënë se fjalimi i Kryeministrit Kurti në Mynih ishte shumë i mirë, gjë që po t’a dëgjonin sekretari Pompeo dhe ambasadori Grenell, do të ndërronin mendje sa i përket këtij takimi.

“Shume e ka pas fjalimin e mire Kryeministri Kurti ne Mynih. Dergojani dikush videon e fjalimit te tij Pompeos dhe Grenellit se ndoshta s’jane ne dijeni, edhe nderrojn mendje e takojne”, ka shkruar Mirena.

E këtij postimi të analistit në Facebook, nuk la pa i komentuar edhe avokati i njohur Tomë Gashi, i cili zgjodhi që në gjuhën angleze t’a shante analistin, duke i thënë “F.U”.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme avokati Gashi është bërë lajm i medieve kosovare, pas publikimit të një videoje, ku është parë duke shqelmuar paratë e një lypsari në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, gjest ky i cili ngjalli shumë reagime.