Lajme
Thirrje masive nga numra të paidentifikuar nga vende të huaja

Thirrje nga numra të paidentifikuar nga vende të huaja ndaj disa shfrytëzuesve janë regjistruar mëngjesin e sotëm. Për thirrjet, qytetarët po shpërndajnë nëpër rrjetet sociale, shfaqin shqetësim dhe mes vete paralajmërojnë të mos u përgjigjen thirrjeve.
Nga Agjencia për komunikime elektronike (AKE), trup rregullator në sferën e telekomunikacionit, paralajmëruan se së shpejti do të publikojnë kumtesë me drejtime deri tek qytetarët, ndërsa qëndrim për gjendjen paralajmëruan edhe operatorët e telekomunikacionit.
Apel për parandalim të aktiviteteve të këtillë përmes Fejsbukut publikoi ish-deputetja Frosina Remenski, duke theksuar se nevojitet përgjigje nga institucionet kompetente që të mos ketë spekulime.
“Që të evitohen çfarëdo lloj dëmesh dhe spekulimesh, ka institucione kompetente të cilat duhet ta parandalojnë këtë. Nuk dua të besoj se, pas këtij ‘masiviteti’ fshihet operacion zbulimi. Që të mos ketë spekulime nevojitet përgjigje”, publikoi Remenski në Fejsbuk.
















