Lajme
Theri gruan në sy të fëmijëve, dëshmia e Cukut: E kishte kthyer banesën në bordello

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish aty.
I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar autori i krimit.





















