Kosovë
Thaçi thotë se VV e dëmtoi Kuvendin: Të tjerët të mos i marrin shembull për të ardhur kështu në pushtet

Presidenti Hashim Thaçi sonte në ‘A Show’ ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes kanë dëmtuar Kuvendin e Kosovës , gjatë kohës sa ishin në opozitë, transmeton Periskopi.
‘’E kanë dëmtuar Kuvendin gazi lotsjellës, sulmet, por tani jetojmë në një rrethanë tjetër’’, ka thënë ai.
Tutje Thaçi thotë se të tjerët nuk duhet të marrin shembullin e VV’së, të cilët erdhën në pushtet me veprime të tilla.
‘ Nuk mendoj që të tjerët duhet të përdorin shembujt e këqij për të ardhur në pushtet me cdo mjet dhe kusht, por duhet parë interesin e shtetit Të gjendet gjuhë e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës./PERISKOPI/





















