Connect with us

Lajme

Thaçi për Maqedoninë në NATO: Të gjithë kontribuan, por kontribuesi kryesor është Zaevi

Publikuar

me

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në seancën e rradhës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ratifikimit të Propozim-ligjit të Marrëveshjes Veriatlantike morri fjalën duke uruar të gjithë qytetarët e vendit për këtë hap historik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sigurisht se të gjithë kanë dhënë kontributin e vet, megjithatë, kontributin kryesor e ka dhënë kryeministri i mëhershëm z. Zoran Zaev i cili vazhdimisht dhe me guxim e shtynte procesin përpara. Dhe, këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë sepse përderisa kemi ndonjë dilemë atëherë do të fillojmë që t’i matim kontributet se kush më 26 kush me 27 ka dhënë më shumë kontribut. Kush me kënd ka qenë në koalicion që pastaj të vijë në pushtet, kush ka humbur më shumë vota, kush ka humbur rejting, kush ka fituar rejting. Z. Zaev ju duhet të jeni i qetë me ndërgjegjen tuaj për shkak se ky veprim nuk është vetëm veprim për marketing, por është veprim që definitivisht ndalon që shteti ynë si shtetet tjera në Ballkan ta paguajmë tranzicionin me gjak, me masakër dhe me konflikte të jashtzakonshme”, theksoi Thaçi. Ai tha vendi akoma duhet bërë shumë dhe apeloi te të gjithë bashkëqytetarët maqedonas të cilët janë të vetëdijshem se shqiptarët, veçanërisht forcat relevante politike të shqiptarëve, asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar identitetin dhe gjuhën maqedonase. “Apeloj pas këtij akti të rëndësishëm historik të guxojnë bashkë të ecim përpara dhe ta ndërrojmë kuptimin për shqiptarët që për mua është nënvlerësues.Ky nocion do të duhet të ndërrohet në aktet normative, populli shqiptar dhe gjuha shqipe.”, theksoi kreu i PDSH-së. (INA)

Advertisement
Lajme4 mins ago

DW: Pse ndodhet Rama në Gjermani?

Sport5 mins ago

Bale në qendrën stërvitore, kështu pritet nga tifozët e Tottenhamit

Kosovë12 mins ago

Kuvendi shkon në pauzë – Periskopi

Sport26 mins ago

Deklaratë e FIBA-s në lidhje me ndeshjet e nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021

Lajme28 mins ago

Një kumanovar për pak do të paguante 10 mijë euro, duke menduar se i shpëton vajzën dhe dhëndrin nga burgu

Kosovë28 mins ago

Vetëvendosje kërkon sërish votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lajme30 mins ago

Dokumentet e CIA, Mehdi Elezi i shkruan Hasan Dostit: Aqif dhe Mustafa Lleshi na futën në kurth, ja si na dorëzuan te jugosllavët në 1948-ën

Kosovë46 mins ago

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Sport49 mins ago

FFK e gatshme bashkë me klubet, pritet vendimi i Qeverisë – sot ndeshja testuese

Lajme56 mins ago

Hoti, me “shpatulla pas muri” për Marrëveshjen e Uashingtonit: Si e pranove “mini Shengenin”?

Kosovë1 hour ago

Bashkimi Evropian tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë – Serbi

Lajme1 hour ago

Shqipëri: Rezultojnë katër mësues pozitivë me COVID-19, pritet mbyllja e shkollave

Kosovë1 hour ago

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Kosovë2 hours ago

Bekë Berisha tregon se si lahej në dri në temperatura minus: E bëja për ta thy rekordin

Lajme2 hours ago

Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot ne Kuvend

loading...

MË TË LEXUARAT