Kosovë
Thaçi pas takimit në Bruksel: BE-ja duhet të zgjedh një përfaqësues që e dërgon Kosovën drejt perspektivës evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor që u mbajt pak më parë në Bruksel.
Ai para mediave deklaroi se kjo darkë ishte një mundësi jashtëzakonisht e mirë për përfaqësimin e interesat të Kosovës.
“Një metodologji çfarë është ndjekur kjo që të ndodh ky takim me tre liderët e rinj të BE-së është një qasje e drejtë në të kuptuarit e serioziteti që Ballkani Perëndimor të lëviz sa më shpejtë drejtë së ardhmes Evropiane”.
Presidenti i vendit tregoi edhe opinionet e liderëve të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Theksova dy gjëra Kosovës duhet t’i ndodh liberalizimi i vizave sa më shpejtë që është e mundur. Kosova ka përmbyllur të gjitha proceset dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave”.
“Mos të vazhdohet kjo padrejtësi në raport me Kosovën dhe të shkëputet ky raport krejt abstrakt dhe platonik i BE-së me qytetarët dhe institucionet e Kosovës”.
“Dhe kam pyetur shumë hapur se çfarë duhet të bëjë Kosova që të bëhet liberalizimi i vizave, përgjigja e liderëve është se s’ka asgjë më tepër i keni implementuar kriteret tash është vetëm vendimi i Këshillimit të Evropës”.
“Dua të besoj që do të ketë një unitet të vendeve të BE-së që të ndodh liberalizimi i vizave”.
Thaçi më tej deklaroi se u diskutua edhe për mundësinë e rikthimit të Dialogut Kosovë-Serbi.
“ U diskutua edhe për vazhdimin dialogut mes Kosovë dhe Serbisë me mundësinë potenciale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.
“Theksova edhe opinion e Kosovës për mundësinë për një të ngarkuari për Kosovën, uroj të mos jetë një vend i ri për një politikan evropian, por nëse ndodh të jetë një i ngarkuar më qëllim dhe kuptim se çfarë dëshirojnë dhe si mund ta dërgoj Kosovën drejtë perspektivës konkrete evropiane”, ka thënë Thaçi.





















