Connect with us

Kosovë

Thaçi pas takimit me Pompeon: Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e ShBA-së

Publikuar

Presidenti  Hashim Thaçi sot ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo,shkruan Periskopi.

Presidenti Thaçi tha se Kosova e SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe se këto raporte do të vazhdojnë të thellohen edhe më tutje.

Ai përmes një postimi në Twitër ka falënderuar SHBA’në për angazhimin dhe mbështetjen e plotë që po ua japin Kosovës.

“Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë ti thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA’në”, ka shkruar Thaçi në Twitër.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:

 

NA NDIQ NË FACEBOOK