Kosovë
Thaçi: Letrat e Trumpit e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Donald Trump, Presidenti i SHBA-së, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.
“Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.




















