Kosovë
Thaçi dhe Cakaj: Tash ta heqim kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministrin e jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj. Presidenti Thaçi falëndeori Cakajn për angazhimin e tij për Kosovën, falënderoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe të gjitha institucionet shqiptare, për sic tha ai, ‘qëndirmin unik për Kosovën.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës, lidhet drejtpërdrejt edhe me kontributin e Shqipërisë, por edhe tani në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërkohet një koordinim në mes të Prishtinës dhe Tiranës. Ministri Cakaj i ka dhënë një dinamike të re, një shpirt të re frymës së konsolidimit të shtetit të Kosovës në cdo instancë ku merr pjesë Republika e Shqipërisë. Prandaj, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, ju falënderoj për kontributin tuaj zoti ministër dhe kryeministrin Edi Rama dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë që kanë një qëndrim unik për Kosovën.Edhe tash kur po fillojmë me një fazë të re të konsolidimit, zhvillimit ekonomik, perspektivës euro atlantike, të kemi fokus integrimet evropiane por edhe një hapësirë mes nesh pa kufi, të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kam besimin se këtij vizioni do t’i jap shtytje të madhe edhe ministri Cakaj”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.
Ndërkohë ministri Cakaj tha se është në Prishtinë që të shpreh përkushtimin për vazhdimin e projekteve të përbashkëta.
“Jemi të gatshëm të fillojmë për zhbërjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk është e pranishme, të dërogjmë zërin e saj. Dëshiroj të falënderoj Kosovën për solidaritetin që ka bërë për tërmetin. Ne jemi dy shtete por jemi një komb. Kam ardhur në Kosovë që të shpreh gatishmërinë për vazhdimin e projekteve mes nesh dhe për të krijuar një agjendë politike të koordinuar”, ka thënë Cakaj./Periskopi/
Deklarata për media me ministrin Cakaj (Drejtpërdrejt)
Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 19. Februar 2020




















