Kosovë
Thaçi dekoron ish të burgosurin politik dhe ushtarin e UÇK-së, Rrahman Bahtiri

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë ish të burgosurin politik njëhërsh ushtarin e UÇK-së Rrahman Bahtiri.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Bahtiri ishte një veprimtar i spikatur e me vlera të larta njerëzore e kombëtare.
Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH





















