Sport
Ter Stegen ka një mesazh për Perez dhe Ruiz, dy lojtarët që u larguan nga Barca gjatë kësaj merkatoje

Perez dhe Ruiz kanë ndërruar skuadër gjatë merkatos së janarit. Perez iu bashkua skuadrës së Romës, kurse Ruiz kaloi te Braga.
Pas lëvizjeve të tyre, ishte portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ai që përcolli një mesazh për dy lojtarët, duke iu uruar suksese atyre.
“Paçi fat në skuadrat tuaja të reja, Abel Ruiz dhe Carles Perez. Shijoni eksperiencën e re, shpresoj t’iu shoh përsëri, së shpejti” ka shkruar Ter Stegen në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
Mucha suerte en vuestros nuevos equipos @AbelRuizOrtega y Carles Pérez. Disfrutad de las nuevas experiencias y espero veros pronto de nuevo!
— Marc ter Stegen (@mterstegen1) January 31, 2020
Pasi ka larguar dy lojtarët, skuadra e Barcelonës ka afruar Francisco Trincaon dhe Matheus Fernandes. /Lajmi.net/























