Connect with us

Sport

Ten Hag kundërshton vendimet e Setien: De Jong nuk është golashënues

Published

on

Me Quique Setien në krye të stolit të Barcelonës, Frenkie de Jong po luan në një rrol më të avancuar, madje dje holandezi ka gjetur edhe rrugën e golit.

Pas golit të De Jong, disa fjalë për lojtarin ka folur edhe trajneri i Ajax, Ten Hag, i cili ka vënë në pikëpyetje rrolin e lojtarit. Sipas Ten Hag, De Jong nuk është golashënues dhe mund të bëjë më mirë nëse luan më prapa.

“Ai nuk është golashënues. Ai është një lojtar që furnizon… që furnizon shokët e skuadrës që jep asistime” ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

Me prezencën e Busquets në formacionin e Barcelonës, do të jetë e pamundur për Frenkie që të luaj në pozitën ku Erik ten Hag insiston. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK