Connect with us

Kosovë

Telekomi demanton lajmin e Grupit ‘Koha’: Avokati Nushi asnjëherë nuk ka marrë pagë 12 mijë euro

Publikuar

Telekomi i Kosovës përmes një reagimi për media, ka demantuar lajmin e publikuar në gazetën ‘Koha Ditore’ e më pas në portalin ‘Koha.net’ se një zyrtar i Telekomit ka marrë pagë mbi 12 mijë euro.

Po ju sjellim reagimin e plotë e Telekomit pa ndërhyrje:

Sqarim për opinionin Lidhur me artikullin “Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro” të publikuar në ueb faqen e Koha.net, me datën 24 shkurt 2020 dhe artikullin “Zyrtari ligjor në Telekom mori 12 mijë e 300 euro vetëm në shtatorin e 2018” të botuar në të përditshmen “Koha Ditore” të datës 25 Shkurt 2020, Telekomi i Kosovës, jep këtë sqarim për opinionin:

Gjatë muajit Shtator 2019, Avokati Gazmend Nushi ka qenë i kontraktuar nga Telekomi i Kosovës me 2 (dy) Kontrata mbi vepër, vlera bruto e të cilave ishte 6,150.00 Euro (3,200 euro + 2950 euro).

Pagesa për muajin Shtator 2019 sipas këtyre Kontratave, Avokatit Gazmend Nushi iu është bërë me datën 30 shtator 2019. Pas zbritjes së tatimit në të ardhura dhe kontributeve pensionale, në llogarinë e tij bankare është transferuar shuma neto prej 4,981.50 € (katër mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një euro/pesëdhjetë cent). Kjo është e vetmja vlerë e pagës për muajin Shtator 2019 të cilën Telekomi i Kosovës ia ka paguar Avokatit Gazmend Nushi. Keqkuptimi ka ndodhur për shkak të nje gabimi në kalkulimin e pagës për Avokatin në fjalë për muajin Gusht 2019, me ç’rast nuk iu ishte ndalur vlera e kontributeve pensionale.

Ky gabim është përmirësuar me pagën e Avokatit për muajin Shtator 2019, duke e bërë ndalesën e dyfishtë të kontributeve pensionale (për muajin Shtator 2019 dhe për muajin Gusht 2019). Për këtë arsye, shërbimi financiar i Telekomit të Kosovës vetëm formalisht ka bërë deklarimin e dyfishuar të pages bruto të Avokatit për muajin Shtator 2019, prej 12.300 Euro (6,150 euro x 2), pasi ishte e vetmja mundësi që programi kompjuterik ta njohë mundësinë e pagesës së dyfishtë të kontributeve pensionale. Natyrisht, menjëherë është bërë zbritja e shumës prej 6,150 euro dhe pas kalkulimit dhe ndaljes së tatimit në të ardhura, Avokatit në fjalë iu ka transferuar shuma neto prej 4,981.50 euro (katër mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një euro/pesëdhjetë cent) në emër të pagës për muajin Shtator 2019. Përfundimisht, Avokati Gazmend Nushi, asnjëherë nuk ka pranuar pagë prej 12,300 euro prej Telekomit të Kosovës, siç është cekur në artikullin më lartë. Telekomi i Kosovës, shpreh keqardhje për këtë keqkuptim i cili është krijuar në opinion si pasojë e gabimit në kalkulimet e pagës të përshkruara si më lartë. Bashkëpunimi me mediat dhe informimi korrekt është thelbësor për neve. Puna jonë konform detyrave dhe përgjegjësive kërkon edhe paraqitje reale në opinion, andaj ne si Telekom kemi nevojë për bashkëpunim me media, me interes reciprok. Kemi bërë ftesë që mediat jenë partner në procese dhe faza të rëndësishme që po kalon korporata. Informata e publikuar më herët për shpenzimet e Dhjetorit 2019 janë po ashtu të pasakta. Çdo shkrim tendencioz, si ai i ditëve më parë që kinse menaxhmenti i Telekomit ka shpenzuar shifra marramendëse për udhëtime e mëditje gjatë muajit dhjetor- nuk qëndron. Me përgjegjësi të plotë, ju konfirmojmë se i tërë menaxhmenti gjatë muajit dhjetor, për mëditje dhe udhëtime zyrtare, ka shpenzuar gjithsejtë 1600 euro.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK