Lajme
Të shtëna me armë në Shkodër, palgoset një person

Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga raportimet bëhet me dijes se është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën pedonale “Kole Idromeno”, ndërsa e plagosura është transportuar për në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, por pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.




















