Connect with us

Kosovë

Tahiri: Vjosa Osmani s’ka ide për asgjë, karrierën e ka ngritur me deklarata kundër Thaçit

Publikuar

Abelard Tahiri nga partia më e madhe opozitare, PDK sonte e ka quajtur veprim të ulët heqjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga ana e kryeparlamentares Vjosa Osmani, transmeton Periskopi.

Tahiri thotë se që nga fillimi i karrierës së saj, Osmani nuk identifikohet me asnjë qëndrim për t’u admiruar dhe se ajo në vazhdimësi ka shprehur veç qëndrim anti-Thaçist.

‘’Anti- Thaçiste, që nga karriera  e saj. Përderisa e kemi pa Kurtin që ka pasë ide të majta edhe për ekonominë e cështje tjera,  prej saj kurrë se kemi dëgju nje ide që identifikohet dhe është për t’u admiruar. Krejt karrierën e ka një lloj anti-Thaçizmi dhe sot veprimin e parë e bën lojën me foto’’.

‘’Veprim i ulët dhe nuk duhet ta bëjë kryeparlamentarja,  por ne sot i pamë dy sene të cuditshme. Shumë e papjekur një vizitë në QKUK në ditëm e parë. E çuditshme dhe lëvizja e fotografisë. Edhe ligji e thotë qartë.’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK