Connect with us

Kosovë

Tahiri: Shqetësuese që Albin Kurti nuk e ka derën e hapur nga Amerika

Publikuar

Abelard Tahiri, deputet i PDK’së sonte në Argument Plus ka thënë se është shqetësues fakti që kryeministri Albin Kurti nuk i ka në nivel raportet me SHBA’të, transmeton Periskopi.

‘’Shqetësuese që vendin ta drejtojë një kryeministër që raportet e tij me SHBa nuk i  ka në nivelin që do të duhej të ishin’’, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur edhe pjesëmarrjen e zbehtë të Kurtit në samitin e Munihut.

‘’Kishim edhe rastin e pjesëmarrjes në Munih. Hera e parë që kryeministri jonë nuk takohet nga niveli më i lartë i sekretarit amerikan. Mjaft shqetësuese. Kurti nuk e ka derën e hapur nga Departamenti i Shtetit’’./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK