Connect with us

Kosovë

Tahiri: Kurti deri tash po duket veç korrektor e jo udhëheqës i qeverisë

Published

on

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të qeverisjes ka treguar se është “veç korrektor e jo udhëheqës i vërtetë”.

Sipas tij, korrektimi i vendimeve të qeverive të kaluara është në rregull, por “duhet të tregosh edhe planet tua për të ardhmen”.

“Të gjitha qeveritë i kemi kritikuar për program të dobët, por kjo qeveri s’ka as program. Është hipokrizi vizita jashtë vendit pa e mbajt një mbledhje për të treguar prioritetet e tij para qytetarëve. Çdo ditë po befasohemi me sjelljet e tij prej një kryeministri sikur po abstenon nga angazhimi që duhet të ketë. Sikur s’po e njeh aparatin shtetëror. Në një rend dite që kam pa sot flitet veç për shfuqizime e jo për agjendë qeveritare për të ardhmen. Kam të drejtë morale të flas për atë vendimin e ish-qeverisë për pagat sepse e kam votuar për të marrë pagën me rritje prokurorët dhe gjyqtarët. Shpresoj se vendimi të mos afektojë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Si një njeri që kam refuzuar të marrë pagën me rritje, e përshëndes uljen e pagave për zyrtarët qeveritarë. Ai deri tash po del një lloj korrektori e jo njeri të qeverisë vendin. Padyshim që çdo vendim ku dyshon duhet ta çosh në prokurori. S’e kontestoj këtë por duhet me pas edhe agjendë”, ka thënë Tahiri në Interaktiv

Tahiri ka thënë po ashtu se me vizitën e tij në Shqipëri, Kurti “nuk mohoi se do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm për Mini-Schengenin”. Ka thënë se “ky devijim në qëndrim është shqetësues”.

NA NDIQ NË FACEBOOK