Connect with us

Kosovë

Surroi sulmon PDK-në me një thënie nga Ajnshtajni: Bën gabim drejtshkrimi dhe përkthen gabimisht

Publikuar

Veton Surroi, publicisti i njohur që për kohë të gjatë ka mbështetur koalicionin qeverisës mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, para disa minutash ka publikuar një status mizor në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përdorur fizikanin e madh Albert Ajnshtajn për të fyer opozitarët e rinj në Kuvendin e Kosovës, e të cilët po përdorin foltoren për të kritikuar ndryshimet e qëndrimeve politike nga z.Albin Kurti që së shpejti pritet të marrë votat për t’u bërë kryeministër.

Thënia e Ajnshtajn thotë si vijon: “Shpirtrat e mëdhenj gjithnjë ndeshen me kundërshtime të dhunshme nga mendjet mediokre.”

Ndërkohë që publicisti e shkrimtari kosovar me gabime drejtshkrimore e përkthen keq duke e përdorur bukfalisht termin opozitë e jo kundërshti siç është përkthimi adekuat. Për më tepër, në një fjali të vetme ai bën edhe një gabim drejtshkrimi duke e shkruar “Shpirtërat” në vend të “shpirtrat”.

Nuk dihet as nëse fjalia në fjalë është thënë përnjëmend nga z.Ajnshtajn [Einstein] apo është një tjetër fabrikim me thënie siç ndodh rëndom në Facebook./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK