Kosovë
Surroi: Nëse vendoset reciprocitet, Shqipëria e Serbia nuk e kalojnë provimin

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka thënë se nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, Mali i Zi dhe Maqedonia e kalojnë provimin, ndërkaq Shqipëria jo.
Ai ka thënë se duhet vendosur një dialog më intensiv me Shqipërinë në mënyrë që të tejkalohen problemet.
Duke folur për taksën, Surroi thotë se ajo ka pasur efektin e saj pozitiv atë kohë e cila e ndaloi një theqafje të cilës i printe Thaçi e Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Ai thotë se nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, atëherë duhet të iniciojë dialog në disa nivele.
“Nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, atëherë duhet të iniciojë dialog në disa nivele sepse njëra nga çështjet që mund të dalë nga politikat e reciprocitetit është fakti që Kosova ka marrëdhënie më mirë të rregulluara tregtare me Malin e Zi dhe Maqedoninë sesa me Shqipërinë. Kur vendosë reciprocitet duhet të vendoset për të gjitha vendet e rajonit jo vetëm për Serbinë. Nëse vendoset reciprocitet Mali i ZI dhe Maqedonia e kalojnë provimin por jo edhe Shqipëria dhe Serbia”, ka thënë ai.




















