Connect with us

Lajme

Stuhia ‘Kiara’ pritet ta godasë edhe Shqipërinë

Publikuar

me

Stuhia ‘Ciara’ që ka prekur Britaninë e Madhe dhe Europën pritet që të mbërrijë dhe në Shqipëri. Meteorologu, Hakil Osmani tregoi për Report Tv se “Ciara” pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e enjte dhe të premte por nuk do të ketë forcë aq të lartë siç është paraqitur në vendet e tjera.

Sipas meteorologut të premten do të ketë reshje te konsiderueshme shiu dhe borë në zonat malore. Edhe vlerat termike do të kenë një rënie të lehtë, por në fundjavë do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

‘Stuhia “Ciara” pritet që në ditët në vazhdim të zbres në pjesën qendrore të Europës duke bërë që në territorin shqiptar ajo të vijë gjatë të enjtes dhe të premtes duke bërë që në territorin shqiptar gjatë këtij episodi të kemi vranësira të shumta dhe gjatë ditës të premte të kemi dhe reshje të konsiderueshme shiu por edhe reshje dëbore në zonat malore.

Për sa i përket reshjeve që do të bien në territorin shqiptar gjatë këtij episodi priten që të jenë reshje me intensitet mesatar, pra nuk do të jenë reshje të shumta shiu.

Për sa i përket vlerave termike ato pritet të kenë një rënie te lehtë të tyre si në vlerat minimale dhe në ato maksimale por ky episod do të jetë shumë i shkurtër pasi pritet që gjatë fundjavës të kemi sërish rregullim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por duke qenë se të premten kemi dhe reshje dëbore në zonat malore, pritet që mëngjesi i ditës së shtunë të jetë relativisht i ftohtë po ashtu dhe mesdita e ditës së shtunë. Po ashtu në vijim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje të tyre graduale’-u shpreh meteorologu

Advertisement
Kosovë7 mins ago

Kuvendi shkon në pauzë – Periskopi

Sport21 mins ago

Deklaratë e FIBA-s në lidhje me ndeshjet e nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021

Lajme22 mins ago

Një kumanovar për pak do të paguante 10 mijë euro, duke menduar se i shpëton vajzën dhe dhëndrin nga burgu

Kosovë23 mins ago

Vetëvendosje kërkon sërish votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lajme25 mins ago

Dokumentet e CIA, Mehdi Elezi i shkruan Hasan Dostit: Aqif dhe Mustafa Lleshi na futën në kurth, ja si na dorëzuan te jugosllavët në 1948-ën

Kosovë41 mins ago

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Sport44 mins ago

FFK e gatshme bashkë me klubet, pritet vendimi i Qeverisë – sot ndeshja testuese

Lajme51 mins ago

Hoti, me “shpatulla pas muri” për Marrëveshjen e Uashingtonit: Si e pranove “mini Shengenin”?

Kosovë57 mins ago

Bashkimi Evropian tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë – Serbi

Lajme1 hour ago

Shqipëri: Rezultojnë katër mësues pozitivë me COVID-19, pritet mbyllja e shkollave

Kosovë1 hour ago

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Kosovë1 hour ago

Bekë Berisha tregon se si lahej në dri në temperatura minus: E bëja për ta thy rekordin

Lajme2 hours ago

Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot ne Kuvend

Lajme2 hours ago

​Lushtaku mbledh një pjesë të bashkëluftëtarëve, kujtojnë kohët që sollën lirinë

Kosovë2 hours ago

Polemika në Kuvend për fillimin e vitit shkollor, opozita kritikon

loading...

MË TË LEXUARAT