Connect with us

Lajme

Spitali në Wuhan njofton vdekjen e mjekut pas konfuzionit në mediat shtetërore kineze

Publikuar

Disa orë më parë, media shtetërore e Kinës dhe lajmin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërsa më pas u tha se gjithçka ishte një gënjeshtër.

Spitali ku ishte shtruar ai fillimisht bëri me dije se 34-vjeçari Li Wenliang ishte në gjendje kritike, por gjallë, duke përgënjeshtruar mediat.

Tani, spitali ka bërë të ditur se mjeku, fakteqësisht, ka vdekur.

“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhej në njoftimin fillestar të spitalit.

Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.

Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit.

Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK