Connect with us

Sport

Spektakël në ‘BayArena’, 7+ dhe përmbysje: Leverkusen shënon fitore kundër Dortmundit

Publikuar

Duke justifikuar epitetin e kryendeshjes së javës, Bayer Leverkusen ka marrë tri pikë kundër Borussia Dortmund, me fitoren e shënuar 4:3, shkruan lajmi.net.

Nikoqirët kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje, duke gjetur golin me anë të Kevin Volland, qysh në minutën e 20’.

Mysafirët reaguan shpejtë dhe me anë të Hummels barazuan shifrat, vetëm dy minuta më vonë.

Dortmund përmbysi rezultatin në minutën e 33’, kur Emre Can shënoi një super-gol në debutimin e tij, për rezultatin 1:2.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Volland gjeti përsëri rrugën e golit, për të bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, të cilët me anë të Raphaël Guerreiro kaluan në epërsi, në minutën e 65’.

Leverkusen gjeti forcat përsëri dhe arriti të përmbyste rezultatin, me golat e Leon Bailey (81’) dhe Lars Bender (82’).

Me këtë fitore, ‘Aspirinat’ ngritën në 37 pikë, për pozitën e pestë në tabelë, kurse Dortmund mbetet me 39 puikë në pozitën e tretë.  /Lajmi.net/

 

 

 

aaa

Maqedoni1 hour ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni1 hour ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë1 hour ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri1 hour ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni4 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë4 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni4 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK