Connect with us

Kosovë

Spahiu thotë se edhe atij iu vodhën idetë, pasi Kurti vodhi idenë e Kadaresë

Publikuar

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndihmojë Serbinë që të çlirohet nga Kosova,” – deklaroi në Mynih z.Albin Kurti, në një video-inçizim që rrodhi për të justifikuar uljen në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, edhe pse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës.

Kurti iu referuar mitit të Serbisë për Kosovën, duke besuar që ky mit po e pengonte rrugëtimin e saj për në Bashkimin Evropian. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Serbia ka përdorur mitin për Kosovën dhe aleancën me Rusinë për të përforcuar pozitën e saj në gjeopolitikën ndërkombëtare, dhe madje edhe Kurti e ka vërejtur një gjë të tillë me deklaratat e mëparshme.

Serbia thith 52 për qind të investimeve të huaja direkte në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që marrin 48 për qind. Atëherë, për çfarë çlirimi po flet z.Kurti?

Por, ideja e tij megjithatë doli se vinte nga bota e fantazisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Loja me fjalë në publicistë mund të jetë e lejueshme por në diplomaci mund të ndëshkohet rreptësisht.

Kurti nuk citoi as z.Kadare, por as ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitakun që po ashtu e kishte thënë një frazë të tillë.

Për rastin ka reaguar edhe Nexhmedin Spahiu, publicisti nga Mitrovica, i cili pretendon se 90 për qind e personaliteteve publike në Kosovë i kanë vjedhur idetë dhe “do të duhej të futeshin në burg” për një gjë të tillë, shkruan Periskopi.

Më poshtë është statusi i tij në Facebook: 

Nëse mbi idetë do të kishte të drejta pronësie, 90 % e personaliteve publike në Kosovë do të duhej të futeshin në burg për shkak të vjedhjes së ideve të mia. Nuk ka problem që i vjedhin idetë e mia pa më cituar, po ua fali ato, po problemi është se po i marrin ato me 20 a 30 vite vonesë.

Maqedoni4 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri34 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport53 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK