Connect with us

Kosovë

Skënder Hyseni: Për reciprocitetin duhet të mendohet mirë

Publikuar

me

Skënder Hyseni nga LDK ka thënë se vendosja e tarifës 100 përqind ndaj Serbisë ka qenë veprim i mirë në kohën kur është bërë.

Por tash sipas tij situata ka ndryshuar dhe që kjo masë duhet të hiqet nga institucionet e Kosovës.

“Taksa është shndërruar në kauzë të përplasjes së brendshme politike. Shihet qartazi se ka polarizim rreth kësaj teme brenda spektrit politik në Kosovë. Kjo e bën taksën të dëmshme, hiç fare tarifën si pengesë për rivendosjen e dialogut me Serbinë që është agjendë amerikane dhe ne nuk kemi asnjë llogari që të mos e përkrahim. Ne duhet bëhemi bashkautorë të agjendës amerikane”, ka thënë Hyseni.

Hyseni në Zona B të Klan Kosova ka theksuar se edhe masa e paralajmëruar e reciprocitetit duhet të mendohet mirë para se të vihet.

“Taksa duhet të hiqet. Nuk duhet të bëhen improvizime. Do të doja ta dija se çfarë mendohet me reciprocitetin dhe nëse mendohet si një kauzë tjetër që paraqet të njëjtat pengesa, atëherë kjo duhet të mendohet mirë. Të mendohet mirë para se të bëhet hapi i caktuar. Nuk e kam të qartë se çfarë mendohet me reciprocitetin”.

“Reciprocitet ekonomik ka disa rrafshe që mund të zbatohet. Nëse flasim për reciprocitet total, kjo është veç një kauzë e re që e zëvendëson kauzën e vjetër. Reciprocitet total do të thotë njohje e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Taksa duhet të hiqet pa asnjë kushtëzim, por kushtëzimi duhet të vjen nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradi. I vetmi kusht i panegociueshëm është që Beogradi të ofroj prova që ka ndërprerë fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe kundër njohjeve dhe fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizma ndërkombëtarë”.

Hyseni ka thënë se LDK ende nuk ka një vendim të sajin rreth taksës.

“Nuk e kemi trajtuar në strukturat e partisë ende këtë çështje por duhet trajtuar dhe të merret një vendim për taksën – rreth pjesës së taksës”.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement
Kosovë2 mins ago

Mustafa përfundon takimin me deputetët e LDK-së, pritet të takohet me Kurtin

Lajme8 mins ago

Reagon UET: Arrestimi i Çilit nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë tonë

Kosovë13 mins ago

Hanife Osmani, e vetmja që përzgjidhet të jetë pjesë e një programi të organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan

Shëndetësi23 mins ago

Religjioni mund t’i bëjë mirë shëndetit

Kosovë24 mins ago

Edhe Vjosa Osmani kundër Kurtit: S’guxojmë t’i prishim raportet me aleatët për taksën

Lajme25 mins ago

Sela takoi ekspertin amerikan Mueller, aktivizohet në finaliyimin e platformës zgjedhore

Sport34 mins ago

El Clasico: Messi më shumë shënon në Bernabeu sesa në Camp Nou

Kosovë35 mins ago

Ambasada e ShBA-ve thirrje shtetasve të vet që jetojnë në Shqipëri: Shmangni sheshin ku do zhvillohet protesta

Lajme41 mins ago

BDI: Zhvillimi ekonomik të barabartë, ulje të papunësisë dhe rritja të pagave

Lajme43 mins ago

Çulev: Jemi të gatshëm për të parandaluar valën e re të emigrantëve

Lajme45 mins ago

Zaev: koalicioni LSDM-BESA do ta fitojë BDI-në tek njësia e 6 zgjedhore

Kosovë46 mins ago

Mustafa: Kurti s’e njoftoi Qeverinë, taksën ta heqim pa reciprocitet – qysh po kërkon Amerika

Lajme50 mins ago

Zekiri i përgjigjet Mexhitit: Mbaju Izet, mos ke frik, vendin e keni në opozitë

Lajme52 mins ago

Gjashtë nxënës helmohen gjatë mësimit në Fier

Kosovë57 mins ago

Veliu pret ambasadorin britanik: Prioritet luftimi i krimit të organizuar

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com