Connect with us

Kosovë

SKANDAL: Nxënësit tanë mësojnë nga tekstet shkollore se myslimanët janë minoritet në Kosovë (Foto)

Publikuar

Tekstet shkollore janë tematizuar shumë shpesh shkaku i gabimeve e mangësive të pafalshme. Kësaj here, publicisti Nexhmedin Spahiu ka paraqitur një tekst bizar që komunitetin fetar shumicë në Kosovë, i konsideron si pakicë.

Ai ka numëruar një varg gabimesh që bën ky tekst që supozohet se do t’i mësojë nxënësit e Kosovës për vendin e tyre.

Në njërin paragraf listohen edhe komunitetet etnike që jetojnë në Kosovë. Duke iu referuar në mënyrë të papranueshme si “popull”, teksti vijon duke thënë se në Republikën e Kosovës jetojnë edhe minoritetet si “serbët, myslimanët, turqit, ashkalinjtë, romët, egjiptasit etj.

Pra, myslimanët listohen këtu sikur të ishin komunitet etnik, dhe jo fetar siç në të vërtetë janë. Myslimanët janë komuniteti shumicë fetar në Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Spahiu deklaron se me myslimanë në këtë rast mund të jenë menduar “boshnjakët”.

Për një skandal të tillë ka reaguar edhe deputetja boshnjake Duda Balje. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK