Connect with us

Bota

Situata në Idlbin, qeveria turke lëshon videon: ja ç’e pret Europën

Publikuar

me

Ministria turke e mbrojtjes ka lëshuar një video ku tregon qindra mijëra tenda që strehojnë refugjatë sirianë nga IdlibI duke ikur nga ushtria e Asadit. Kjo ndodh në veri të Sirisë, në kufirin me Turqinë.

Ankaraja paralajmëron Evropën përmes Twitter-it për një valë të re migrantësh si rezultat i sulmeve nga regjimi sirian dhe aleatët e tij, duke vënë në dukje se qindra mijëra civilë janë duke vuajtur.

Operacionet ushtarake të Asadit kanë rezultuar në shpërnguljen e më shumë se 900,000 civilëve që nga janari 2019. Turqia u bën thirrje vendeve evropiane që të bëjnë presion ndaj Bashar Asadit dhe Rusisë për të ndaluar sulmet dhe krimet në Idlib. /tesheshi.com/

Advertisement

Translate Article

MË TË LEXUARAT