Connect with us

Kosovë

Si në motele: Qeveritarët e rinj të habitur me banjot për t’u larë dhe shtretërit për fjetje nëpër zyre

Publikuar

Tashmë kanë nisur të akomodohen në zyret e tyre të gjithë zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti. Është fjala për ministrat, zv.kryeministrat, kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit që u zgjodhën dje nga deputetët e Legjislaturës së VII. 

Bashkë me ta janë edhe njerëz të kabinetit që pritet të caktohen në detyra zyrtare për të asistuar në punë të ndryshme qeveritarët tanë.

Burime të Periskopit nga një zyrtar i lartë qeveritar nga VV janë shprehur të habitur me kushtet luksoze në njërën prej zyreve duke qenë krejtësisht të pamësuar me kushte të tilla e të cilat iu ngjasojnë edhe moteleve në Kosovë.

Kjo zyre del se kishte banjo për t’u pastruar e pushuar, dhe shtrat njësh për të fjetur, shkruan Periskopi.

Një zyre të tillë luksoze e ka edhe kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, znj.Vjosa Osmani, e besohet se edhe kryeministri Albin Kurti./Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK