Shëndetësi
Shuhen shpresat për vaksinën kundër HIV

Shpresat kanë filluar të shuhen se një vaksinë eksperimentale mund të mbrojë njerëzit nga HIV – virusi që shkakton Aids.
Instituti Kombëtar i Shëndetit ka ndaluar testimin e HVTN 702, me më shumë se 5,000 persona në Afrikën e Jugut, pasi konstatoi se vsaksina nuk parandalon HIV.
Ekspertët shprehen zhgënjim të thellë, por shtuan se kërkimi për një vaksinë parandaluese për HIV duhet të vazhdojë.
Vaksinat e tilla nuk përmbajnë HIV dhe prandaj nuk paraqesin rrezik për dhënien e HIV-it ndaj një individi.
Kjo vaksinë një version i ri i kandidatit të parë për vaksinat kundër HIV, që kishte treguar se siguronte një mbrojtje kundër virusit – në provën klinike RV144, në Tajlandë.





















